“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ish-ministrit Ulsi Manja në lidhje me denoncimin që selia blu i bëri sot në SPAK kryeministrit Edi Rama, për 4,2 mln eurot e akorduara nga buxheti i shtetit për koncertin e këngëtarit Kanye West, për të cilat pretendohet se është shkelur ligji. Në një postim në rrjete sociale, Manja shkruante se PD, ka dërguar në SPAK reperin West, duke mos përmendur Ramën, ndërsa në përgjigje Bardhi e ka cilësuar tendencioz postimin, duke e cilësuar Manjën si servil të pushtetit. “E kam të vështirë ta ndaj, nëse Ulsi Manja e bën me lehtësi rolin e budallait apo jo, por mund të them me siguri se sot qenka në kulmin e vet të performancës. Ulsi, nuk...
Burimi:
ntv.al