Kanibalët e korruptuar, antikulturë gjashtë vjet më parë shembën Teatrin!

Kanibalët e korruptuar, antikulturë gjashtë vjet më parë shembën Teatrin!

Nga Petrit Vasili/ Në mes të pandemisë së shekullit Covid 19, me horra gjithfarësh të Ramës, ju vërsulen si vandalë Teatrit Kombëtar dhe e shembën. Sot e kësaj dite Teatër nuk ka, ndërsa kulla gjigante betoni që po hanë të gjallë Tiranën ka dhe shtohen çdo ditë. Jemi kryeqyteti më i turpshëm në Evropë që nuk ka Teatrin e vet. Faqja e zezë për këdo që ka mbështetur këtë makabritet që vetëm të korruptuarit gjer në palcë dhe që urrejnë artin dhe kulturën mund ta bëjnë. Drejtësia shqiptare për turpin e saj e ka krimin përpara syve për vite me radhë nuk e lëviz gishtin, por punon vetëm për të mbrojtur Ramën dhe qeverinë dhe për të dënuar kriminalisht të pafajshmit.