“Kam dëgjuar ca molotovarë dhe karnavalë që thonë se…”, Rama u drejtohet protestuesve: Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat dhe teoritë që lidhin projektin e Zvërnecit me interesa të huaja, duke i cilësuar ato si përpjekje për të nxitur urrejtje dhe dezinformim. Ai deklaroi se pas protestave të nisura për çështje mjedisore fshihen edhe ndikime politike dhe aktorë që, sipas tij, synojnë të manipulojnë opinionin publik. “Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh? Që po tenton t’u lërë mbi kurriz fëmijëve tanë atë që ne po tentojmë t’i mbrojmë? Sa e gënjeshtërt, aq edhe çuditërisht e thirrur nga ata që duan të gjejnë rrugë për urrejtje. Ç’lidhje ka Izraeli me ata që duan të investojnë në Zvërnec, kur janë dy vëllezër myslimanë të një nga kompanitë më të mëdha të Lindjes së Mesme? Apo se...
Burimi:
top-channel.tv