Kalaja: Altin Dumani ka bërë mosdeklarim pasurie, pra është falsifikim. Vetingu ka rënë
Kalaja: Altin Dumani ka bërë mosdeklarim pasurie, pra është falsifikim. Vetingu ka rënë Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se mosdeklarimi korrekt i pasurisë nga Altin Dumani është i barasvlershëm me falsifikimin e deklarimit. Ajo ka argumentuar se raste të ngjashme kanë sjellë shkarkime dhe pasoja penale për prokurorë, gjyqtarë dhe ish-zyrtarë publikë. E ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Kalaja tha se persona të sistemit të drejtësisë janë shkarkuar për mosdeklarime më të vogla, ndërsa ngriti pikëpyetje për mënyrën sesi janë trajtuar raste të tjera në procesin e vetingut. Veç Dumanit, Kalaja ka përmendur edhe Sokol Sadushin, Arben Rakipin, Irena Gjokën, si persona që e kanë kaluar vetingun duke bërë deklarime të rremë të pasurisë dhe të të dhënave të...
Burimi:
sot.com.al