“Ka tentativa për destabilizimin e Shqipërisë”, deputetja: Protestat po përdoren për thirrje kundër shtetit
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, u shpreh se pas protestave të fundit është akumuluar një pakënaqësi e qytetarëve, të cilët sipas saj janë marrë peng nga thirrje për zhbërjen e shtetit. Ajo tha se Partia Socialiste dhe grupi parlamentar kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj zhvillimeve, ndërsa theksoi se vetë fakti që zhvillohen protesta të tilla tregon se demokracia funksionon. Deputetja socialiste ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si dëmtim të kohezionit social nga disa prej organizatorëve të protestave, duke vënë në dukje edhe angazhimin e disa aktorëve ushtarakë dhe influenca të caktuara. Në përfundim, deputetja socialiste deklaroi se sheh tentativa për destabilizimin e Shqipërisë. “Është akumuluar një pakënaqësi e qytetarëve që janë marrë peng nga thirrje për zhbërjen e shtetit. PS...
Burimi:
javanews.al