“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Pas daljes nga dyert e institucionit të posaçëm, ajo është ndalur për një prononcim për mediat, ku është pyetur lidhur me deklaratën e mëhershme të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte aluduar se zyrtare apo ish-zyrtare të qeverisë po tentojnë të shmangin masat e arrestit përmes shtatzënisë. Duke e trajtuar situatën me nota të forta ironie dhe humori, Kryemadhi u shpreh prerë se ajo vetë garanton që nuk mbetet me barrë, ndërsa lëshoi një batutë se në këtë ritëm duket sikur po ngrihet një “mini-maternitet”, duke qenë se sipas saj e gjithë situata po shfrytëzohet për t’i shpëtuar drejtësisë....