Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare, PD bojkoton
Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa jashtë godinës janë mbledhur protestues që kërkojnë largimin e Qeverisë dhe të gjithë klasës aktuale politike. Në seancë nuk janë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike. Disa prej tyre që fillimisht u paraqitën në Kuvend, më pas janë kthyer në selinë e partisë. Partia Demokratike ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, duke argumentuar se mazhoranca refuzon të përfshijë në rendin e ditës katër projektligje të propozuara nga opozita, të cilat sipas tyre përfaqësojnë edhe kërkesat e protestuesve. Në deklaratën zyrtare, Grupi Parlamentar i PD-së thekson se bojkoti do të vijojë për sa kohë nuk përcaktohet shqyrtimi i këtyre nismave brenda këtij sesioni parlamentar, duke kërkuar përfshirjen...
Burimi:
vizionplus.tv