“Jam në konflikt interesi”, Celibashi tërhiqet nga vendimmarrja për kryebashkiakun e Kuçovës

“Jam në konflikt interesi”, Celibashi tërhiqet nga vendimmarrja për kryebashkiakun e Kuçovës

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk ka shpallur një vendim lidhur me kërkesën për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit si kryebashkiak i Kuçovës. Celibashi ka deklaruar se ndodhet në konflikt interesi, ndaj tërhiqet nga vendimmarrja duke krijuar një paqartësi me këtë qëndrim. “E konsideroj veten në konflikt interesi ndaj tërhiqem nga kjo çështje”, citohet të ketë thënë Celibashi.