“Jam kundër protestës…”/ Ish-deputeti i PD: Rama duhet të qëndrojë, i domosdoshëm…

“Jam kundër protestës…”/ Ish-deputeti i PD: Rama duhet të qëndrojë, i domosdoshëm…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh kundër protestës, duke hedhur dyshime në lidhje me interesat e atyre që, sipas tij, janë në krye të tubimit. Sipas Spahos, Rama në këtë moment është i domosdoshëm, pasi në rast të kundërt, integrimi i Shqipërisë në BE nuk do të mund të realizohej në asnjë moment tjetër. Sipas tij protestën e drejtojnë edhe disa ish-zyrtarë, të cilët ai i quan karrigethyer. “Qëndrimin ndaj protestës e kam shprehur prej 1 muaji dhe jam plotësisht kundër, sepse aty është një konglomerat njerëzish me interesa të caktuara, që u nisën gjoja për Zvërnecin dhe kanë përfunduar me kërkesa të grupeve të caktuara fetare, neomarksiste, vullnetarëve të Vetëvendosjes nga Prishtina dhe nga Maqedonia e Veriut, hoxhollarët nga këto dy vende,...