Ish-ministri i PS u kthehet dhe merr në “mbrojtje” Koçekun: Rilindasit nuk të vrasim më me armë…
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka reaguar pas deklaratës së bërë këtë të hënë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili i kërkoi deputetes Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, me argumentin se ai i përket Partisë Socialiste dhe jo asaj personalisht. Në reagimin e tij, Malaj shprehet se Partia Socialiste nuk ka asnjë mekanizëm ligjor për t’ia hequr mandatin deputetes, pasi Kushtetuta garanton se mandati është individual dhe i lirë. Ai thekson se ky parim mbron deputetët nga diktati i partisë dhe u jep të drejtën të veprojnë sipas ndërgjegjes së tyre. “Rilindja po nxjerr fytyrën e saj të vërtetë, si një grumbullim politik pa integritet dhe me një mentalitet që prodhon përditë armiq. Vetëm në organizatat me rregulla...
Burimi:
ntv.al