Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina
Samiti i katërt i diasporës ka nxitur reagime të ndryshme nga pjesëmarrësit, mes tyre edhe kritika për mungesën e trajtimit të disa çështjeve kombëtare. Ish-kandidati për deputet në Kroaci Idris Sulejmani, u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN se gjatë këtij takimi nuk u përmend sa duhet Kosova dhe as situata e shqiptarëve në Preshevë. “Duhet të jemi bashkë. Kemi një gjuhë, një traditë, një kulturë. Duhet pak më tepër unifikim. Ta bëjmë të gjithë së bashku. Sot pak nuk e ndjeva veten mirë. Shumë fare nuk u përmend Presheva. Nuk u përmend fare. Nuk bëhet asnjë gjë për atë shqiptarët atje. E dyta, një mesazh tjetër; edhe Kosova u përmend pak. Ne e dimë që Shqipërinë nuk e kemi...
Burimi:
javanews.al