Irani luftë hibride Shqipërisë, Rama: Sulmet kibernetike janë problem…
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berlini se sulmet kibernetike dhe dezinformimi përbëjnë një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur Shqipëria, duke iu referuar edhe sulmeve të atribuara Iranit ndaj vendit. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, Rama tha se krahas sulmeve kibernetike janë përhapur edhe informacione të rreme për korrupsion dhe dëme mjedisore, pa prova konkrete. Sipas tij, dezinformimi ka nxitur pakënaqësi të mëdha në publik, ndërsa theksoi se ky fenomen nuk është vetëm shqiptar, por një problem që prek të gjithë Europën dhe botën. Rama u shpreh se ata që nxisin “lincime digjitale” do të humbasin herët a vonë. “Sulmet kibernetike janë një problem madhor, që është përballur dhe Shqipëria. Kishte edhe dezinformata. U...
Burimi:
opinion.al