‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protesta e 62-të, qytetarët të vendosur para Kryeministrisë, nisin fjalimet

‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protesta e 62-të, qytetarët të vendosur para Kryeministrisë, nisin fjalimet

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në muajin e tretë të saj, ndërsa sot shënohen 62 ditë nga nisja e tubimeve të përditshme në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur sërish për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga ku nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë, ata përshkuan bulevardin duke përcjellë mesazhin se qëndresa e tyre do të vijojë edhe pas dy muajsh protestash të pandërprera. Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, ka nisur tubimi, ku po mbahen fjalime nga përfaqësues të opozitës dhe qytetarë pjesëmarrës. Në fjalët e tyre pritet të adresohen kritikat ndaj qeverisë dhe situatës politike në vend. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se do...