Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U mundësua pas ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Inxhinieri i mjedisit, Aleksandër Trajçe, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se projekti i Zvërnecit është bërë i mundur pas ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura. Ai u shpreh se territori ku parashikohet investimi ndodhet brenda një zone të mbrojtur të kategorisë së pestë, ku me ligjin para vitit 2024 nuk bëheshin dot ndryshime, pasi siç thekson inxhinieri ishte zonë qëndrore. Trajçe ngriti gjithashtu shqetësimin se ende nuk është bërë publik projekti konkret, pavarësisht se janë prezantuar të dhëna për vlerën e investimit dhe numrin e vendeve të punës që pritet të krijohen. Pjesë nga biseda: Borakaj: Cilat janë pikëpyetjet që ju keni për këtë projekt? Trajçe: Ne e kemi paralajmëruar këtë çështje, këtë investim që do...
Burimi:
vizionplus.tv