Intervista për “France 24”, Rama sërish hedh akuza se Irani qëndron pas protestave
Prej më shumë se 25 ditësh, vendi ynë është përfshirë nga protesta masive, që fillimisht nisën kundër projektit prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, ndërsa tani kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, në një intervistë për televizionin francez “France 24”, ka hedhur sërish akuza se protestat kundër projektit të Zvërnecit po ndikohen nga faktorë të jashtëm. Rama përsëriti se pas kundërshtive për projektin në fjalë fshihen interesa që nuk e shohin me sy të mirë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka hedhur sërish akuza ndaj Iranit se po qëndron pas përpjekjeve për pengimin e investimit prej 4 miliardë dollarësh, për të cilin theksoi se do të realizohet. “Pikërisht kjo po ndodh. Ka shumë ndërhyrje, qoftë nga Irani,...
Burimi:
ntv.al