Intervista e Pacollit që u kthye në vetë-akuzë, Vangjeli: Pranoi skemën e përqindjeve, prokuroria duhej të vepronte
I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, analisti Lorenc Vangjeli komentoi intervistën e biznesmenit Behgjet Pacolli, duke e cilësuar atë si një vetë-akuzë të hapur, ndërsa theksoi se prokuroria duhej të kishte ndërhyrë menjëherë pas deklaratave të tij. Sipas Vangjelit, ajo që Pacolli pranoi publikisht lidhur me skemën e përqindjeve ishte tronditëse dhe përbënte bazë të mjaftueshme për veprim nga organet e drejtësisë. “Intervista e Pacollit ishte një auto-aktakuzë. Ishte e pabesueshme ajo që thoshte vetë, sepse pranonte skemën e përqindjeve dhe mënyrën sesi funksiononte gjithë mekanizmi,” u shpreh Vangjeli. Nga ana e tij, moderatori Çim Peka theksoi se vetëm mbi bazën e asaj interviste, prokuroria mund të kishte ndërmarrë masa të menjëhershme. Në vijim të debatit, Peka nënvizoi se vetë Pacolli kishte pranuar publikisht...
Burimi:
syri.net