INTERVISTA/ Diplomati Mazi: “Integrimi s’është proces teknik, por politik!”

INTERVISTA/ Diplomati Mazi: “Integrimi s’është proces teknik, por politik!”

Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, ai ndalet jo vetëm te raporti IBAR dhe metodologjia e zgjerimit të BE-së, por edhe te tensionet globale, lufta në Ukrainë, raportet Perëndim-Rusi-Kinë, dinamika në Lindjen e Mesme dhe pozicionimi i Shqipërisë në një botë gjithnjë e më shumëpolare. Z.Mazi! Publiku shqiptar në ditët dhe javët e fundit është i përfshirë në një debat që shpesh shkon në grotesk lidhur me integrimin, sidomos sa i përket IBAR-it. Ky element thjesht teknik po merr të gjithë “asistencën” publike për median nga zëra të ndryshëm, të cilët duket se në thelb nuk e kuptojnë procesin. Në çfarë momenti është Shqipëria sa i përket integrimit? “E kam ndjekur debatin. Epiteti “grotesk” është karakterizim i kujdesshëm. Në marrëdhëniet me BE asgjë nuk është...