“Integrimi, peng i korrupsionit”, ish-ministri Ditmir Bushati godet Ramën dhe paralajmëron rrëzimin e tij nga…

“Integrimi, peng i korrupsionit”, ish-ministri Ditmir Bushati godet Ramën dhe paralajmëron rrëzimin e tij nga…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar me tone të forta për situatën politike në vend, duke deklaruar se integrimi europian i Shqipërisë mbetet peng i korrupsionit, kapjes së institucioneve dhe aleancës mes politikës, oligarkisë dhe krimit të organizuar. Në një postim të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Bushati thekson se protestat qytetare po shndërrohen në një forcë të re shoqërore, e cila sipas tij do ta bëjë të pashmangshëm ndryshimin politik. Ai vlerëson se mobilizimi i qytetarëve ka sjellë një imazh pozitiv për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke e paraqitur vendin si një shoqëri me ndërgjegje demokratike dhe solidaritet. Sipas Bushatit, brezi i ri nuk pranon më modelet e vjetra të tranzicionit dhe kërkon një shtet me demokraci funksionale, meritokraci dhe mundësi të...