Integrimi në BE/ PE miraton raportin për Shqipërinë me 483 vota pro

Integrimi në BE/ PE miraton raportin për Shqipërinë me 483 vota pro

foto ilustruese-votimi BRUKSEL- Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë lidhur me ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Raporti u miratua me 483 vota pro, 103 vota kundër dhe 70 abstenime. Gjatë votimit u miratuan një seri amendamentesh: 15, 16, 3, 5 dhe 17, ndërsa amendamentet 8, 7, 10, 11, 12, 13, 1, 4, 6, 14 dhe 2 nuk arritën të siguronin mbështetjen e nevojshme dhe u rrëzuan. Raporti për Shqipërinë për vitin 2025, i hartuar nga Andreas Schieder, u diskutua një ditë më parë në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian. Gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian ku u diskutuan raportet e hartuara rreth shteteve ballkanike, raporti për Shqipërinë mori 58 vota pro. Raportuesi i BE-së për Shqipërinë,...