Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

Tiranë- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala ditën e sotme ishin të pranishëm në inagurimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, një investim që e ngre kujdesin për nënat dhe foshnjat në standardet më të mira europiane, me ambiente moderne, teknologji të avancuar dhe kushte optimale për stafin mjekësor dhe pacientët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, u shpreh se inaugurimi i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit për nënat dhe foshnjat. Ajo theksoi se investimet në maternitete po shtrihen në të gjithë vendin, duke garantuar shërbime moderne dhe standarde europiane. Sala: Gjërat më të mëdha ndërtohen përmes veprave të vogla, me shumë dashuri dhe profesionalizëm. Këtu lind jeta, këtu fillon kujdesi për...