Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit, shoqërohet drejt Skraparit

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit, shoqërohet drejt Skraparit

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, është nxjerrë këtë të martë nga ambientet e paraburgimit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta. Meta është shoqëruar nga Policia e Burgjeve drejt fshatit Çepan, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit. Ai ka lënë qelinë në burgun 313 rreth orës 07:00 të mëngjesit. Babai i ish-kreut të shtetit u nda nga jeta më 1 qershor. Pas ngjarjes, mbrojtja ligjore e Metës paraqiti një kërkesë pranë SPAK për lejimin e daljes së përkohshme nga paraburgimi me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit. Kërkesa u miratua nga autoritetet përkatëse, duke i mundësuar Metës të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore, e cila do të zhvillohet sot në Çepan, në orën 12:00. Ilir...