I kapluar nga frika, Rama sulmon protestuesit: Një pjesë kanë halle, një pjesë janë ‘kore e zezë’

I kapluar nga frika, Rama sulmon protestuesit: Një pjesë kanë halle, një pjesë janë ‘kore e zezë’

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të komentojë protestat që po zhvillohen në bulevardin e Tiranë por edhe në të gjithë botën ku ka shqiptarë. Në podkastin tij të propagandës javore ai deklaroi se këto protesta përbëhen nga dy shtresa të ndryshme pjesëmarrësish. Sipas tij, një pjesë e protestuesve janë qytetarë të zakonshëm me shqetësime reale dhe probleme konkrete, ndërsa një tjetër grup i cilësoi si “korë e zezë” e përbërë nga individë që, sipas tij, nxisin tensione dhe dhunë. Me këtë lloj reagimi ai duke e parë se njerëzit po shtohen përditë në shesh dhe nuk kërkojnë tashmë asgjë tjetër përveçse dorëheqjes së tij,po mundohet të ndjellë përçarje jo vetëm tek ata që protestojnë me këmbëngulje por edhe ata që i përkrahin këto protesta të...