Hoxha përshëndet votimin në PE: Udhëtimi evropian i Shqipërisë po përparon
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përshëndetur votimin në Parlamentin Evropian të raportit të progresit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një tjetër votë të rëndësishme besimi për të ardhmen evropiane të vendit. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se pas miratimit nga Komiteti për Punët e Jashtme në muajin maj, raporti u votua sot në seancë plenare me 483 vota pro nga 656 eurodeputetë që morën pjesë në votim, ose rreth 74% mbështetje. Sipas ministrit, ky rezultat riafirmon mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe njeh progresin e konsiderueshëm të arritur në fushat kryesore të reformave. “Mesazhi është i qartë: Udhëtimi...
Burimi:
javanews.al