Për ‘Kalorësin’ që ecën mbi gomar

Për ‘Kalorësin’ që ecën mbi gomar

Nga Luçiano Boçi (Një përgjigje e detyruar) Zoti me nder Kryeministër! Nuk e dija që, pas 13 vitesh qeverisje me komandë, befas ju na paskët zbuluar “pluralizmin” e mendimit ndryshe brenda PS. Deri dje, një fjalë ndryshe nga vija juaj zyrtaro-personale quhej sabotim. Sot, kur kryetarët socialistë kanë filluar të mbrojnë bashkitë e tyre, na thoni se kjo qenka demokraci. Jo, zoti Rama. Ajo është revoltë e kjo e jotja quhet panik. Dhe paniku zakonisht fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu. Nuk janë të parët e as të vetmit që janë shprehur. Janë dhe plot të tjerë që mezi presin ditën. E në përpjekje për të qetësuar revoltën që tashmë ka mbërritur edhe në radhët e Partisë Socialiste e për të...