Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

Jo vetëm demokratët, por dhe socialistët kanë dalë kundër projektit të Edi Ramës për ta ndarë territorin e 46 bashki. Kryetarja e bashkisë Juliana Memaj në studion e Ditarit të Fundjavës në A2 CNN e shprehu hapur që është kundër bashkimit të Dimalit me Beratin, siç ka propozuar partia e saj mazhoranca Socialiste. “Në 2021, në fund të prillit mori emrin Bashkia Dimal. Shumë keq që dimaliotët mos ta gëzonin shtëpinë e tyre të re”, tha ajo. Kryebashkiakja akuzon se vendimi është marrë në mungesë të transparencës pasi sipas saj treguesit e bashkisë që drejton janë pozitive. “Si mund të shkrihet një bashki e cila tregon që ka rritje të popullsisë? Pse duhet të shkrihet një bashki që investon me të ardhurat e veta edhe...