Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen, duke përfshirë dy automjete, raporton gazetari Martin Marku. Sipas informacioneve paraprake nga burime ne vendngjarje, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.