Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestrojë
Janë publikuar foto nga brenda dhe jashtë Château d’Auteuil, kështjellës në Francë që SPAK e ka identifikuar si një nga pasuritë e biznesmenit Ermal Beqiri dhe për të cilën ka kërkuar sekuestron në kuadër të hetimeve ndaj tij në çështjen AKSHI. Në fotogaleri shfaqen ambientet e rezidencës prej 1200 metrash katrorë, e vendosur në komunën Berneuil-en-Bray, në Oise, rreth një orë larg Parisit. Pamjet tregojnë suitat luksoze, dhomat e gjumit me shtretër dopio, banjat spacioze me vaskë, sallat e pritjes me qilim, oxhak zjarri e shandanë, korridoret, mobilimin e stilit klasik, si edhe parkun dhe sipërfaqet e gjera të gjelbëruara që rrethojnë pronën luksoze. Sipas të dhënave të siguruara nga Shqiptarja.com, Château d’Auteuil daton që nga shekulli XVI dhe fasadat e çatitë e saj gëzojnë...
Burimi:
javanews.al