Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Turqia, Rumania dhe Bullgaria kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët që do të pastrojë minat detare në Detin e Zi, të vendosura si pasojë e luftës në Ukrainë. Marrëveshja u nënshkrua në Stamboll nga ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, ministri rumun i Mbrojtjes, Angel Tilvar, dhe zëvendësministri bullgar i Mbrojtjes, Atanas Zapryanov. Guler tha se pas nisjes së luftës në Ukrainë, minat lundruese janë kthyer në një rrezik serioz për lundrimin në Detin e Zi. Për këtë arsye, tre vendet ranë dakord të krijojnë një grup të përbashkët për zbulimin dhe çaktivizimin e tyre. Në këtë mision do të angazhohen nga tre anije për pastrimin e minave nga secili vend, si dhe një anije komanduese. Operacioni do të drejtohet...