Hoxha për protestën: Vetëm Edi Rama mund të unifikonte gjithë këta njerëz kundër tij…

Hoxha për protestën: Vetëm Edi Rama mund të unifikonte gjithë këta njerëz kundër tij…

Artan Hoxha deklaroi se Edi Rama e di mjaft mirë se çfarë e pret nëse bie nga pushteti, ndërkohë që tha se vetëm ai mund të unifikonte njerëz kaq të ndryshëm në shesh kundër tij. “Një nga gjërat e forta që kishte kryeministri, imazhi në mediat ndërkombëtare. Kishte mbështetje të madhe në mediat ndërkombëtare. Shqiptarët që protestojnë para konsullatave, para OKB që do të shkojnë, po na tregon një Shqipëri tjetër. Thoshim po shkojnë në BE për arsye gjeopolitike, por shqiptarët kanë treguar një pjekuri që europianët janë çuditur që këtu ngrihen për çështje të mjedisit. Ditën e parë askush nuk e mendoi se do të ishte ajo pjesëmarrje. Mes tyre ishin organizatat ambientaliste. Kur e pa populli që dolën në rrugë, ajo i dha...