“Hita, ki kujdes djalë”, Mit’hat Havari paralajmëron drejtorin e Policisë: Mos dhunoni protestuesit!

“Hita, ki kujdes djalë”, Mit’hat Havari paralajmëron drejtorin e Policisë: Mos dhunoni protestuesit!

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kujdes nga ana e forcave të rendit gjatë menaxhimit të protestave qytetare që po zhvillohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Dangllin në A2CNN, Havari iu drejtua publikisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke kërkuar që policia të shmangë çdo përdorim të panevojshëm të forcës ndaj protestuesve. Sipas tij, protesta aktuale ka karakter qytetar dhe nuk mund të krahasohet me tubime të tjera politike ku janë regjistruar incidente të dhunshme. Havari tha se policia duhet të tregojë tolerancë dhe profesionalizëm në raport me pjesëmarrësit, duke respektuar të drejtën e tyre për të protestuar. “E pashë edhe ujin që...