Hita: Do të kontribuojmë maksimalisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve globale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë këtë të shtunë në ceremoninë e dorëzimit të Qendrës së Çaktivizimit të Armëve të Vogla e të Lehta dhe pajisjeve për funksionimin e saj, një investim i realizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Francës. Të pranishëm në këtë takim ishte dhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ambasadori i OSCE-së në Tiranë, Michel Tarran, si dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së, ambasadës franceze e gjermane. Në fjalën e tij, Hita e cilësoi kë ceremoni si një moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit dhe për të gjitha institucionet që kontribuojnë në sigurinë, stabilitetin dhe luftën kundër përhapjes dhe keqpërdorimit...
Burimi:
javanews.al