Hetimet për “sulmet me review”, Berisha: Fushatë e organizuar nga patronazhistët, Rama po ndjek hapat e Ajatollahëve

Hetimet për “sulmet me review”, Berisha: Fushatë e organizuar nga patronazhistët, Rama po ndjek hapat e Ajatollahëve

Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot pas njoftimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita, se do të hapet hetim për të githë ata që të cilët kanë lënë “review” negative në disa biznese. Përmes rrjetetve sociale, kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes strukturave shtetërore për të kontrolluar veprimtarinë digjitale të protestuesve, duke mbrojtur kështu bizneset e personave që ai i quajti të afërt me pushtetin. Berisha në reagimin e tij akuzon Ramën se kjo fushatë është e organizuar nga patronazhistët për të sulmuar eksponentët dhe pjesëmarrësit e protestës. Sipas tij qeveria po vepron njësoj si me rastin e mbylljes së platformës TikTok para fushatës zgjedhore 2025, duke bllokuar mijëra llogari online edhe kësaj radhe....