Hapet shkolla e pilotëve në Rinas, Rama: Së shpejti, projekti me Izraelin për Forcat Speciale
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishin sot të pranishëm në hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Shkolla do të presë kursantët e parë që do të stërviten për përdorimin e mjeteve ajrore të forcave të armatosura dhe ato të emergjencave civile. Kreu i qeverisë deklaroi se shkolla është e hapur edhe për të sërvitur pilotët e vendeve të NATO-s. Në fjalën e tij, Rama deklaroi se së shpejti do të hapet edhe Shkolla Kombëtare e Forcave Speciale në bashkëpunim me një kompani izraelite. Edi Rama: Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që shkolla jonë kombëtare është e hapur dhe për të stërvitur e të cerftikuar, pilotët e rinj të vendeve të NATO-s në vendin tonë, duke nisur nga Kosova....
Burimi:
zeri.ai