‘Hajdeni nga krahu i xhamisë, ka protestues me vezë’! Dalin SMS e deputetëve të PS: Policia po lejon degjenerimin e papranueshme
pamje nga protesta para Kuvendit TIRANË-Janë zbardhur bisedat mes deputetëve të Partisë Socialiste gjatë kohës që qytetarët po mbanin protestën para Kuvendit në të njejtin orar që brenda godinës po mbahej seanca plenare. Në bisedat mes tyre në grup në aplikacionin WhatsApp, deputetët orientojnë njëri-tjetrin se nga cila anë duhet të hyjnë në Kuvend, pasi protestuesit ishin duke i pritur me vezë në duar. Ndërkohë në mesazhe deputeti Erion Braçe dënon aktin e sulmit me vezë dhe shprehet se Policia nuk duhet ti lejojë. Protestuesit qëlluan me vezë e shishe uji makinat e deputetëve teksa hynin dhe dilnin nga ambjentet e Kuvendit. Tubimi u shoqërua me tensione e përplasje edhe mes efektivëve, ku u shoqëruan në Polici 6 protestues, të cilët u liruan më pas.
Burimi:
zeri.ai