“Grupet kriminale janë bashkëpunëtore me qeverinë”/ Mziu: Nuk mund t’i jepnim oksigjen Ramës duke votuar kundër

“Grupet kriminale janë bashkëpunëtore me qeverinë”/ Mziu: Nuk mund t’i jepnim oksigjen Ramës duke votuar kundër

PS dhe PD bashkuan votat ditën e sotme për miratimin e projektrezolutës për integrimin në Bashkimin Evropian. Çfarë i bëri bashkë socialistët dhe demokratët për të votuar me 114 vota projektrezolutën? I ftuar në nje studio televizive, deputeti demokrat Xhelal Mziu tha se PD gjithmonë ka qenë pro integrimit të vendit në BE. Sipas tij, opozita nuk mund t’i jepte sot oksigjen kryeministrit Edi Rama duke votuar kundër rezolutës. Pjesë nga biseda: Gazetari: Çfarë ndodhi me ju? Nga protesta sot u bëtë bashkë kaq paqësisht? Mziu: Nuk besoj se ishim bashkë në aspektin e diskutimeve, kishte mbi 5 orë debat. Jo vetëm ditën e sotme, por gjatë gjithë kësaj periudhe, pas raportit të KE për 2025 apo raportit të DASH, kanë qenë kryefjala e seancës...