“Goxhaj s’është anëtar i Organizatës së Veteranëve”/ Gucati kundër protestave në Shqipëri: Mos i përdorni simbolet tona në tubime politike
Në reagim e tretë publik, kryetari i Veteranëve të luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati është pozicionuar qartë kundër protestave në Shqipëri dhe përfshirjes në të të ish luftëtarëve. Lidhur me pretendimet se rama ka quajtur ish luftetaret ne protests jane mercenare, Gucati i hodhi ato poshte si genjeshtra. “Unë Edi Ramën s’e kam dëgjuar që ka thënë mercenarë. Një listë e kam parë, duhet të jem i sinqertë, për portale të ndryshme që e ka bërë publike Taulant Balla. Mercenarë shqiptarë s’ka pasur, një ngatërresë është bërë. Tahir Sinanaj është nga Kukësi, Tahir Sinani është nga Tropoja. Ta bëjmë dallimin, janë dy Tahira, mos t’i ngatërrojmë. Sepse, nëse ke fjalën për Tahir Sinanin, Tahir Sinani s’ka marrë lekë, as s’ka marrë para,...
Burimi:
javanews.al