“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”, Lamallari: 84 procedime dhe operacione me partnerët!

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”, Lamallari: 84 procedime dhe operacione me partnerët!

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi sot se lidhur me goditjen e mashtrimit kompjuterik përmes call center-ave janë referuar 84 raste nga Policia e Shtetit. Në interpelancën e kërkuar në Kuvend nga deputeti Agron Shehaj lidhur me aktivitetin kriminal të disa call center-ave, Lamallari tha se nuk është e vërtetë që të gjitha operacionet për zbulimin e tyre janë realizuar vetëm nga partnerët apo vetëm me indicie nga partnerët. Por edhe nëse janë realizuar operacione me partnerët, Lamallari vlerësoi se kjo është tregues i besimit që ata kanë për strukturat e Policisë së Shtetit. Fjala e plotë e Lamallarit: Dua të sqaroj se funksioni im si Ministër i Punëve të Brendshme është në nivel politik, që do të thotë se konform ligjit kërkoj llogari...