Gjyqi për privatizimin e ‘Buka’, ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës

Gjyqi për privatizimin e ‘Buka’, ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës

Procesi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për privatizimin e fabrikës “Buka” në vitin 2015, vijoi këtë të martë me pyetjen e dy dëshmitarëve të akuzës, ish-drejtorit të Shitjes së Pronës në Ministrinë e Financave, Endri Duçka, si dhe ish-drejtorit juridik Fatmir Hoxha. Në dëshminë e tij, Duçka tha se shitja e aksioneve shtetërore të ndërmarrjes “Buka” ishte kryer sipas procedurave ligjore. Por në fakt në dosjen e SPAK thuhet se ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj ka shpërfillur një sërë vendimesh gjyqësore për të favorizuar biznesmenin Lirim Fezollari në privatizimin e fabrikës “Buka”, sot qendra tregtare “Emerald”. Duçka pretendoi se ankandi ishte publikuar në faqen e Komisionit të Prokurimit Publik dhe pasi në fazën e parë kishte vetëm një ofertues, procedura ishte ripublikuar me një...