Gjyqi kundër Dados, Veliaj: Veshi uniformën e shtetit dhe më rrëmbeu

Gjyqi kundër Dados, Veliaj: Veshi uniformën e shtetit dhe më rrëmbeu

Ka nisur përballja e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. Kryetari i Tiranës ka mbërritur në gjykatë, i shoqëruar nga Policia e Burgjeve. Avokati Plarent Ndreca ka nisur me leximin e qëndrimit në lidhje me kërkesën e shoqatës Asociacioni për Media e Drejtësi për të qenë palë në gjykim dhe është shprehur se duhet pranuar. Qëndrimin e shprehu edhe Veliaj duke shtuar se Dado veshi uniformën e shtetit dhe e rrëmbeu. Ai kërkon që gjykata të kthejë besimin te drejtësia duke e cilësuar si peshë të gjykatës. Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri një palë po i shtohet interesi publik ndërkohë të paditurve të tjerë po...