Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”

Charles McGonigal TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me dy kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Sipas vendimit të Kushtetueses, është rrëzuar kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen McGonigal. Ndërkohë Kushtetuesja ka pranuar kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me zgjedhjet. Ç'ka ndodhur me çështjen 'McGonigal' deri tani? Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së u dënua me 4 vite lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe...