“Gjykata e Lartë të japë vendimin”, mbrojtja e Veliajt kërkon përshpejtimin e procesit për masën e sigurisë
Një javë nga zbardhja e vendimit të Kushtetueses që e detyron Gjykatën e Lartë të rigjykojë masën e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mbrojtja e tij kërkon që të përshpejtohet marrja e këtij verdikti. Kjo kërkesë nuk është arbitrare, thotë avokati Plarent Ndreca, por bazohet në faktin se Veliajt i cënohet e drejta për të ushtruar detyrën për të cilën është votëbesuar. “Kërkesa mbështetet në pasoja konkrete dhe të përditshme mbi lirinë personale, mbi ushtrimin e mandatit të fituar me votë dhe mbi funksionimin e qeverisjes vendore në Bashkinë e Tiranës. Z. Erion Veliaj e ka marrë zyrtarisht mandatin e tretë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës në qershor 2023. Ky mandat përfundon në qershor 2027. Në momentin e paraqitjes së kësaj kërkese,...
Burimi:
vizionplus.tv