“Gjuha, ADN-ja e identitetit tonë”, Hoxha: Kërkesat për shqipen në RMV, legjitime!

“Gjuha, ADN-ja e identitetit tonë”, Hoxha: Kërkesat për shqipen në RMV, legjitime!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në fjalën hyrëse në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin thelbësor të diasporës shqiptare si pjesë e pandashme e identitetit kombëtar, duke vënë theks të veçantë te rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe. Në fjalimin e tij, Hoxha u ndal te vlera e gjuhës si një element themelor i identitetit, duke e cilësuar atë si “ADN-në tonë, kujtesë, identitet dhe vazhdimësi”. Ai theksoi se përpjekjet për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe janë përpjekje për të ruajtur vetë qenien kombëtare. Ministri nënvizoi se përgjegjësia për ta mbrojtur dhe forcuar gjuhën bie mbi vetë shqiptarët, veçanërisht në një kohë kur ata janë më të arsimuar dhe më të lidhur se kurrë më parë. Ai përmendi edhe...