Gjithë qeveria Rama nën hetim, ministrja më jetëgjatë e Edi Ramës merret për herë të parë në pyetje 4 orë në SPAK…
Ministrat e qeverisë Rama dhe deputetët socialistë duket se janë bërë si “të shtëpisë” në Prokurorisë Speciale (SPAK). Pas shumë figurave që kanë ngjitur shkallët e SPAK, dje ishte ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila është ministrja më jetë gjatë e Ramës, pasi është anëtare e qeverisë qysh në vitin 2013 kur Partia Socialiste ka ardhur në pushtet. Zonja Kumbaro është marrë në pyetje për afro 4 orë. Ajo u fut në ambientet e Prokurorisë Speciale në orën 13:00 dhe doli rreth orë 17:00, teksa është marrë në pyetje sipas saj, lidhur me një hetim që SPAK ka hapur mbi ndërtimin e stadiumit “Air Albania”. Ishte vetë Kumbaro që tha para mediave se është pyetur për këtë çështje, por pa dhënë më shumë detaje....
Burimi:
sot.com.al