Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për të lejuar në Amerikë. Berisha: Dil bëj be që s’ke qenë në Aruba

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për të lejuar në Amerikë. Berisha: Dil bëj be që s’ke qenë në Aruba

Seanca plenare u shoqërua me tensione dhe akuza të ndërsjella mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetit socialist Damian Gjiknuri. Berisha akuzoi Gjiknurin se ka qenë në Aruba. Ai i tha Gjiknurit, se nëse nuk ka qenë në Aruba, atëherë të dalë para Kuvendit dhe të zërë be. Gjiknuri mohoi se ka lidhje me vepra korrupsioni. Gjiknuri: “Kjo është shpifje ordinere për mua se nuk njoh askënd. Akuza nuk ka lidhje me realitetin. Unë s’e kuptoj pse mbështet protestën, kur protestuesit protestojnë dhe kundër tij. Parimi i tij është që nuk ka rëndësi a është e vërtetë, por kush e thotë i pari. Edhe unë do them çfarë marrëveshje ka bërë ai për ta lënë që të udhëtojë drejt Amerikës, këtë duhet t’i shpjegojë...