“Gazetari është përballur me mafien e bluzave të bardha”, Berisha për sulmin ndaj Osman Stafës: I porositur, Rama…

“Gazetari është përballur me mafien e bluzave të bardha”, Berisha për sulmin ndaj Osman Stafës: I porositur, Rama…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi në protestë dje ndaj gazetarit të News24, Osman Satafa. Ai tha se Stafa u sulmua nga një çift, i lidhur me pushtetin dhe të shkuarën e zezë. Berisha tha se Stafa u sulmua pasi është bërë zë i të së vërtetës, ndërsa shtoi se ky ishte një sulm i porositur nga njerëz të lidhur me qeverinë. “Osman Stafa për të gjithë shqiptarët është një gazetar guximtar, i cili është për ballur me një guxim të admirueshëm më mafien e bluzave të bardha, në ndihmë ndaj të sëmurëve, kur kryeministri dhe ministrasha i linin pa mjekim dhe ilaçe për shkak të babëzisë. Osman Stafa ka mbajtur fjalime në këtë protestë duke përfaqësuar...