Gazeta holandeze: Vendimi i Ramës alarmon komunitetin hebraik, ‘po legjitimohet një figurë antisemitike’
Kryeministri shqiptar Edi Rama po përballet me kritika të ashpra pasi qeveria e tij ka ndarë 4 milionë euro nga fondet publike për një koncert të reperit kontrovers amerikan Kanye "Ye" West. DE TELEGRAAF Koncerti do të zhvillohet këtë fundjavë pranë kryeqytetit, Tiranës. Sipas kundërshtarëve, është e papranueshme që paratë e taksapaguesve të përdoren për një artist që gjatë viteve të fundit ka shkaktuar vazhdimisht polemika me deklarata antisemitike dhe lavdërime për Adolf Hitlerin. Shqipëria është një nga të paktat vende evropiane ku Ëest mund të performojë ende këtë verë. Disa vende dhe organizatorë të tjerë i kanë anuluar më parë koncertet e tij për shkak të deklaratave të tij kontroverse. Sipas qeverisë shqiptare, mbështetja financiare është e nevojshme për të bërë të mundur zhvillimin...
Burimi:
syri.net