“Garë e kontrolluar nga Berisha”/ Salianji nxjerr videon: Në referendumin e PD votuan vetëm 5 mijë vetë

“Garë e kontrolluar nga Berisha”/ Salianji nxjerr videon: Në referendumin e PD votuan vetëm 5 mijë vetë

Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat ku komentoi referendumin e zhvilluar të shtunën në Partinë Demokratike, proces nga i cili Sali Berisha u rikonfirmua në krye të partisë. Salianji hodhi dyshime mbi pjesëmarrjen e anëtarësisë në votim, duke pretenduar se shifrat e publikuara nga drejtuesit e PD-së nuk pasqyrojnë realitetin, duke publikuar videot e kamerave të sigurisë përpara degës së PD-së në Durrës. Sipas tij, në proces kanë marrë pjesë jo më shumë se 5 mijë anëtarë, ndryshe nga pretendimi zyrtar për rreth 37 mijë votues. Ish-deputeti demokrat e cilësoi referendumin si një proces pa garë reale dhe tha se një pjesë e madhe e demokratëve e kanë refuzuar atë duke mos marrë pjesë. “Duke e braktisur Sali Berishën në farsën e vet...