Gara për kreun e PD/ Salianji publikon votat me emrin e tij dhe sfidon Berishën
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka postuar foto nga fletët e votimit për kreun e PD, ku demokratët kanë zgjedhur të “votojnë” për emrin e tij, edhe pse ai nuk është kandidat. Kjo për shkak se kreu i PD Sali Berisha e konsideron atë të përjashtuar nga partia, që prej nisjes së lëvizjes për rienergjizimin e PD. Salianji në postimin e tij në rrjetet sociale, thekson se mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale, siç shton ai. “Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve”, shkruan ai. Postimi i plotë:Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat...
Burimi:
ntv.al