“Gara është kush imiton më mirë Berishën”, Bejko: Zgjedhjet nuk sjellin demokraci në PD
Analisti Roland Bejko deklaroi se Partia Demokratike ka humbur moralin dhe strategjinë e saj politike, duke u shprehur se emrat e rinj në parti kanë në krye një figurë të vjetër. Sipas Bejkos, PD nuk ka më një strategji të qartë për pushtetin dhe ndryshimi i drejtimit të saj nga viti 2005 ka ndikuar në mënyrën se si perceptohet nga elektorati. Ai tha se në vitin 2005 lideri i atëhershëm i demokratëve shihej si një shpresë për demokratët dhe më gjerë, ndërsa sot, sipas tij, situata ka ndryshuar për shkak të përballjes me akuza dhe procese hetimore. “Këto emra të rinj kanë në krye një emër të vjetër. PD ka humbur moralin dhe strategjinë e saj. Nuk ka strategji të pushtetit dhe ka një kryetar...
Burimi:
ntv.al