Fushata zgjedhore e 11 majit 2025, KQZ propozon gjoba deri në 3 milionë lekë për partitë dhe kandidatët
Pas përfundimit të auditimit të financimeve të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar gjetjet e raportit dhe ka propozuar marrjen e masave administrative për disa subjekte politike dhe kandidatë. Gjobat e propozuara variojnë nga 100 mijë deri në 3 milionë lekë, sipas shkeljeve të konstatuara në Kodin Zgjedhor, dhe do t’i dërgohen Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për vendimmarrje. Vendimet: Miratimin e gjetjeve të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 Maj 2025, sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Bashkimi Liberal Demokrat”, gjobë në vlerën...
Burimi:
top-channel.tv